“Nuk është e këndshme që të pyesësh një nënë, je e sigurtë që janë binjakë?”
Janë këto fjalët e 30-vjeçares, Teegan Wardill nga Townsville, në Australi, teksa flet për Mirror.
Ajo që ka ngjallur dyshimet e njerëzve është ngjyra e lëkurës së fëmijëve të saj.
Lucas është biond dhe me sy bojëqielli, ndërsa Levi i zeshkët dhe me flokë të errët.
“Unë dhe im shoq Justin e zbuluam ndryshimin e tyre në javën e 19-të të shtatzënisë, gjatë ekografisë 3D”, tregon Teegan, shkruan Telegrafi.
Por që pas lindjes, dallimet mes dy binjakëve erdhën duke u thelluar, Lucas ngjan shumë me të ëmën, ndërsa Levi me të atin. Ky ndryshim vjen pasi Levi ka marrë nga i ati i cili është me origjinë indiane. /Telegrafi/