A keni menduar ndonjëherë se si trokitni në derë, për t’ia bërë të ditur dikujt se i keni shkuar për vizitë, apo ndodh automatikisht pa vetëdije?
Kur trokitni në derë, zakonisht ngrini dorën lart dhe goditni në derë një ose më shumë herë.
Por, njerëzit po përpiqen të shpjegojnë logjikën e kësaj, duke pyetur veten nëse kanë trokitur gabim gjatë gjithë jetës së tyre.
@its.julien.brownmind blowing 🤯♬ 闇夜を告ぐ者 – 平野義久
Një video e cila po bën xhiron në TikTok, shpjegon se njerëzit nuk kanë nevojë të ngrenë duart për të trokitur në derë.
Në vend të kësaj ju mund të trokitni edhe me duart e lëshuar poshtë.
Videoja u publikua nga influenceri i njohur Julien Brown i cili ka mbi 4 milionë ndjekës në TikTok. /Telegrafi/