Site icon Telegrafi

Njerëzit vënë në rrezik jetën për një selfie, pavarësisht erërave me shpejtësi 100 km/h – ndërsa Uragani Ian i ka mësyrë Floridas

Autorët e selfie-ve për të kapur pamjet, duke rrezikuar të përballen me vdekjen teksa u afrohen valëve të sjella nga uragani Ian përgjatë skelës Key West të Floridës.

Bëhet fjalë për pamje që tregojnë njerëzit – duke përfshirë fëmijët – të guximshëm në ujërat e rrëmbyeshëm, ndërsa erërat fryjnë me shpejtësi rreth 100 km/h.

Dhe një hap të tillë ata e kanë bërë vetëm për ta postuar në Instagram – edhe pse policia lokale u kërkoi banorëve të qëndronin brenda.

Madje guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, paralajmëroi banorët në rrugën e uraganit se ‘tani është shansi juaj i fundit për t’u evakuuar.’

Gjithashtu Departamenti i Policisë, Key West, paralajmëroi se nuk ishte e sigurt të dilet jashtë dhe se jetët janë të kërcënuara nga uji i qëndrueshëm që mund të elektrizohet nga linjat e energjisë elektrike të rrëzuara. /Telegrafi/

Exit mobile version