Telegrafi

Njerëzit thonë se kanë parë ‘engjëllin e vdekjes’ në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III

Çdo festë e madhe tërheq disa mysafirë të paftuar, por fansat mbretërorë po bënin shaka se kishin parë sot vetë ‘engjëllin e vdekjes’ në kishën Westminster Abbey kur Mbreti Charles III u kurorëzua.

Shikuesit ishin të bindur se ata panë engjëllin e vdekjes në Westminster Abbey këtë mëngjes gjatë ceremonisë historike, transmeton Telegrafi.

Në mes të korridorit, një figurë me pelerinë të zezë mund të shihet duke kaluar andej me pamje të qartë të kamerës, përpara se të zhduket përsëri në mënyrë të frikshme.

Momenti i saktë u kap nga përdoruesi i Twitter @realjoegreeeen i cili ndau tronditjen e tij në rrjetet sociale.

“Apo e vëren edhe dikush tjetër engjëllin e vdekjes në Westminster Abbey”, ka shkruar ai në Twitter.

Videoja është ka marrë gati gjysmë milionë klikime, derisa edhe të tjerë përdorues kanë ndarë mendimet e tyre.

“Engjëlli i vdekjes është shfaqur”, shkroi njëri.

“Është sikurse ajo skena në Excorcist 3”, tha një tjetër.

Një tjetër pyeti: “A është prej vërteti?”. /Telegrafi/