Telegrafi

“Njerëzit të zgjedhin dashurinë para urrejtjes”

Legjenda amerikane e muzikës xhaz, Stevie Wonder, në performancën e mbrëmshme (e diel) në festivalin British Summertime, u ka bërë thirrje njerëzve që të zgjedhin dashurinë para urrejtjes.

Ai e hapi koncertin duke iu thënë fansave se i donë të gjithë ata në këtë kohë të vështirë, dhe iu kërkoi që të jetojnë në pozitivitet, raporton Billboard, transmeton Koha.net.

“Ju inkurajoj që të zgjidhni dashurinë para urrejtjes. Është kaq e thjeshtë. Zgjidhni dashurinë para urrejtjes, të drejtën para të gabuarës, mirësinë para ligësisë. Dhe mbi të gjitha shpresën mbi jo shpresën”, ka thënë Wonder.

66-vjeçari në këtë koncert performoi këngën e plota të albumin e vitit 1976 që fitoi çmimin Grammy “Songs in the Key of Life”.

Ai gjithashtu në këtë koncert një theks të veçantë i dha lëvizjes së re “Black Lives Matter”, duke iu referuar vrasjeve të fundit të njerëzve me ngjyrë nga ana e policisë në Amerikë.

“Të gjithë jetët janë të rëndësishme, por arsyeja që them se ‘jetët e zeza kanë rëndësi’ është se ne jemi njerëz origjinal të kësaj bote. Prandaj, në esencë secili prej jush këtu keni diçka të zezë. Të gjithë keni shpirtin në ju, prandaj ndaloni së mohuari kulturën tuaj”, ka thënë Wonder.

Wonder performoi për më shumë se dy orë para 65 mijë njerëzve në Londër, që ishte nata përmbyllëse e British Summertime.