Site icon Telegrafi

Njerëzit të mbyllur në shtëpi, ndërsa kafshët “pushtojnë” plazhet dhe zonat e banuara

Bota shtazore siç duket më së miri e ka shfrytëzuar situatën e masave për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa kafshë të egra morën guximin të eksplorojnë thellë në zonat urbane, madje disa janë gjetur në plazhe e në rrugët e qytetit.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme një hipopotam i egër u shfaq duke bërë rrëshitje në dallgë, në plazhin e “Ponta do Ouro” në Mozambikë.

Disa prej tyre janë bërë tani të dukshme, kjo pasi ujërat në përgjithsi janë pastruar si pasojë e coronavirusit./Telegrafi/

Qindra majmunë në Lopburi, të Tajlandës qendrore, luftojnë për një banane të vetme.
Puma ngjitet drejt një muri në një lagje në Santiago më 24 mars.
Kandili i detit shihet duke notuar në kanalin e ujërave të Venecias.
Një hardhucë i egër është parë duke shijuar një zhytje në një pishinë hoteli bosh në Tajlandë.

Delfinët notojnë në ngushticën e Bosforit, kjo pasi trafiku i detit pothuajse është ndalur në Stamboll.
Derrat e egër bredhin rrugëve, në kërkim të ushqimit në koshat e plehrave.

 

Exit mobile version