Site icon Telegrafi

Njerëzit shkojnë në varr me celular dhe iPod

Trendi më i ri i cili askënd nuk na lë indiferent është se njerëzit në fund të jetës kërkojnë që të varrosen së bashku me celularin apo iPodin.

“Nuk është e çuditshme kur ndonjë i ri në agoni të kërkojë që në varr të merr celularin apo MP3 playerin e tij. Mu para pak kohe një njeri ka kërkuar të varroset me lodrën e tij Gameboy”, ka zbuluar Noelle Potwin, punëtore e ndërmarrjes për varrime “Hollywood Forever”.

Mirëpo, shembujt e gjetur në mbarë botën flasin se ky nuk është problem vetëm me Amerikën, prandaj kështu edhe në Kanada, Britani të Madhe dhe Amerikë Jugore njerëzit po ashtu dëshirojnë të varrosen me celularin e tyre.

“Këto gjëra kanë filluar të ndodhin para pesë-gjashtë vitesh, e kërkesat e çuditshme janë në rritje të vazhdueshme. Nuk do të më çudiste nëse për disa nga vitet e ardhshme të fillojnë të ndodhin gjëra tjera më të mëdha duke marrë parasysh avancimin e teknologjisë”, ka thënë Frank Perman, pronari i një ndërmarrje për varrime në Pittsburg të SHBA-ve.

“Një grua ka kërkuar që burri i saj të varroset me telefon që të mund ta thërras, madje ka bërë parapagimin rregullisht, vetëm për të dëgjuar se si telefoni cingëron. Këtë e ka bërë derisa bateria nuk është zbrazur”, ka shtuar Perman.

Exit mobile version