Tifozët e futbollit sapo kanë mësuar emrin e vërtetë të ish-portierit të Manchester Cityt dhe kombëtares së Anglisë, Joe Hart.
36-vjeçari kishte njoftuar për pensionimin nga futbolli në fund të kontratës së tij me gjigantin skocez Celtic.
Ai do të pensionohet nga sporti i bukur me dy tituj të fituar të Ligës Premier, një titull të Kupës FA, dy Kupa të Ligës, dy tituj me Celticun dhe me 75 paraqitje nën emrin e tij me Anglinë.
Ai mund t’i ketë dhënë fund aventurës së tij si futbollist profesionist teksa tifozët po e thërrisnin në emër të gabuar.
Tashmë është bërë e ditur se emri i vërtetë i Hart nuk është Joe as Joseph është në fakt Charles.
Emri i plotë i portierit është Charles Joseph John Hart. Kur ai u dërgua në huazim tek Torino, ekipi italian e prezantoi atë me emrin e tij të plotë, para se të sqarojë se është më mirë që ai të njihet si ‘Joe Hart’.
Charles Joseph John Hart. pic.twitter.com/MOucf5tegd
— Si Lloyd (@SmnLlyd5) August 31, 2016
Emri i tij i parë me të cilin është bërë i njohur është i lidhur direkt me dy emrat e tij të mesëm. Si do që njerëzit preferojnë ta quajnë, ka pak dyshime se ai do të mbetet njëri ndër portierët më të mirë që Anglia ka prodhuar ndonjëherë në historinë e saj./Telegrafi/