Telegrafi

Momentet kur njerëz, përfshirë liderë shtetërorë, nuk ia zgjatën dorën Putinit

Një video në TikTok, e publikuar nga një burrë me emrin e përdoruesit vinil_26, tregon se si njerëzit nuk ia kanë zgjatur dorën presidentit rus, Vladimir Putin, është bërë hit në internet.

Bëhet fjalë për një përmbledhje që tregon presidentin rus Vladimir Putin të injoruar në përpjekjet e tij për një shtrëngim duarsh, përcjell Telegrafi.

Pamjet thuhet se janë parë mbi miliona herë dhe janë postuar në platforma të ndryshme sociale.

Në çdo rast në video, Putin është në ngjarje publike ku njerëzit po bëjnë fotografi.

Dhe pamjet, sigurisht kanë nxitur reagime.

“I mjeri. Pyes veten se çfarë po bën këto ditë”, bëri shaka një përdorues. /Telegrafi/

@vinil_26 the beginning of a villain always has to be dramatic #putin #russia #ukraine #fyp ♬ original sound – vinzo