Në këto fotografi të pazakonta, shfaqen njerëzit që kanë vepruar komplet kundër logjikës dhe arsyes.
Derisa njëri e ka lënë barkën në breg dhe veturën e ka zhytur të rrugë, tjetri e ka futur këmbën në prerëse për ta zhbllokuar, kurse një grua e ka kthyer aparatin në drejtim të kundërt, transmeton Telegrafi.
Shoferi që ka parkuar në vendin e karrocave, nëna që e ka vendosur qenin në vend të fëmijës, si dhe udhëtari me kokë poshtë në aeroplan, janë disa nga rastet që mund t’i shihni më poshtë.
Megjithëse disa janë qesharake, të tjera si burri me shkallë në kabllot e rrymës dhe tjetri përjashta dritareve janë pozita të rrezikshme dhe ngjallin shqetësim.
Sidoqoftë, shikoni imazhet e postuara më poshtë dhe sigurohuni të mos bëni ndonjë veprim të tillë. /Telegrafi/