Site icon Telegrafi

Njerëzit pozitiv bëjnë këto tri gjëra të thjeshta për të ruajtur lumturinë!

Është kaq e thjeshtë, por qenia njerëzore preferon ta ndërlikojë konceptin e lumturisë

Nëse jeni duke kaluar një periudhë të vështirë, hidhini një sy këtyre zakoneve të njerëzve pozitiv që mund t’i bëjë kushdo!

1. Dëgjojnë muzikë

Asnjëherë mos e nënvlerësoni efektin pozitiv që muzika ka.

Të dëgjosh muzikë të hareshme lehtëson dhimbjen, i ndihmon njerëzit të shkojnë më mirë dhe madje mund të na ndihmojë të ruajmë informacionin që mësojmë.

Dëgjimi rregullisht i muzikës mund të kontribuojë në cilësinë më të lartë të jetës në lidhje me shëndetin. Për më tepër, studimet kanë treguar se të kërcesh me muzikën që ju pëlqen më shumë rrit nivelet e endorfinës dhe dopaminës, si dhe kreativitetin!

Lexo po ashtu Fëmijët e zhurmshëm janë më kreativë

2. Nxisin kreativitetin

Njerëzit e lumtur shpesh janë shumë kreativë. Përpjekjet krijuese që ata ndjekin varen nga preferencat e tyre individuale, por ata kanë një lloj hobi krijues përmbushës për të cilin kalojnë kohë.

Ata që merren me kreativitet rregullisht kanë treguar se kanë nivele më të ulëta stresi dhe nivele më të larta të autonomisë personale dhe vetëbesimit.

3. Kalojnë kohë cilësore duke folur me një person të zemrës

A keni pasur ndonjëherë një ditë të keqe për t’u përmirësuar vetëm sepse një miku juaj ju dërgoi një meme në kohën e duhur? Apo pasi të keni pasur qoftë edhe një bisedë të shkurtër me dikë që adhuroni?

Asnjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë e dashurisë dhe miqësisë për të na mbajtur të lumtur dhe të përmbushur. /Telegrafi/

Exit mobile version