Telegrafi

Njerëzit nuk mund të besojnë se është Adele pasi humbi 45 kilogramë

Këngëtarja me famë botërore, Adele, ishte thuajse tërësisht e panjohur në festën e “Oscars” të Beyoncé dhe Jay-Z në Chateau Marmont të West Hollywood, të dielën, 9 shkurt, pasi humbi 45 kilogramë.

Kinga Rusin, prezantuese polake, publikoi një fotografi me këngëtaren e “Hello”, 31-vjeçare, në këtë event.

Në këtë imazh, Adele tregoi një bel të ngushtë me një fustan prej leopardi.

“Sinqerisht, unë nuk e njoha atë”, shkroi Rusin, 48-vjeçare, përmes Instagramit të nesërmen. “Ne biseduam, duke qeshur derisa ajo tha emrin e saj”.

Adele gjithashtu mori vëmendjen me pamjen e saj të re pas divorcit të saj vitin e kaluar, teksa vetëm pak muaj më vonë në festën e ditëlindjes së reperit Drake, ajo erdhi si një person krejt tjetër.

Lexo po ashtu Ndryshimi drastik i Adele – Këngëtarja humbi peshë për shkak të djalit të saj

Madje, edhe fansat ishin tejet të shqetësuar për ndryshim e saj, ndërkohë që tjerët dëshironin të dinin se cili është “sekreti” për mënyrën sesi ajo e transformoi veten.

Ndërkaq, një burim i tha revistës People se Adele ndryshoi dietën dhe rutinën e saj të ushtrimeve për të qenë një nënë më e mirë për djalin e saj 7-vjeçar, Angelo, të cilin e ndan me ish- partnerin Simon Konecki. /Telegrafi/