Një djalë nga Miçigani ndërtoi një ‘mur’ me jashtëqitjen e lopës të gjatë 75 metra pas një mosmarrëveshje me një fqinj.
Wayne Lambarth thotë se fqinji i tij fermer ndërtoi një ‘mur’ me jashtëqitje të lopës pranë pronës së tij në komunën Lodi, dhe tani qiramarrësit e tij, të cilët jetojnë në shtëpinë që ai zotëron në pronë, duhet të merren me erën e plehut organik gjatë gjithë ditës, çdo ditë.
“Ata zakonisht e shpërndajnë në vende të tjera përreth, por tani ata kanë vendosur të bëjnë një gardh plehu”, tha Lambarth për Fox 2 Detroit, transmeton Telegrafi.
Një nga qiramarrësit tha që nuk mund të mbanin dritaret e katit të sipërm hapur sepse aroma ishte shumë e keqe.
Gjyshi i Lambarth thuhet se e zhvilloi pasurinë 100 vjet më parë, por vitin e kaluar kishte një mosmarrëveshje rreth asaj se si toka është ndarë që nga ajo kohë.
Zyrtarët lokalë gjithashtu dolën në vendin e ngjarjes, duke thënë se nuk mund të bënin asgjë rreth gardhit, duke qenë se ajo ishte ndërtuar në pronën e tij dhe nuk shkelte asnjë ligj. /Telegrafi/