Site icon Telegrafi

Njerëzit më pak të përqëndruar sesa peshku i artë!

Sipas studimit thuhet se koha e përqendrimit ka rënë prej 12 sekondave në vitin 2000, në 8 sekonda në 2015.

Për të qenë më të qartë me këtë, peshku i artë (goldfish) ka ka kohë përqendrimi prej 9 sekondave, që i bie më të madhe sesa njerëzit sot.

Kështu që, një peshk i artë mund të lexoj këtë artikull pa u mërzitur dhe hapur Facebook, më gjatë se secili prej nesh. Ose të paktën, më shumë sesa shumë prej nesh.

Rezultatet vijnë nga studimi i bërë nga kompania Microsoft, e cila ka anketuar 2000 persona, ndërsa 112 tjerë kanë marrë pjesë në studim ku është përdorur metoda EEG e cila ka monitoruar aktivitetet e trurit.

Sipas The Independent, nga ky rezultat vërehet që ‘fajin’ e kanë pajisjet teknologjike, për rënien e shkallës së përqendrimit gjatë këtyre viteve.

Megjithatë, ekziston edhe ana e ndritur e medaljes: sipas hulumtimit rezulton se aftësia jonë për të bërë shumë punë në një të njëjtën kohë (multi-tasking) është përmirësuar në epokën e teknologjisë. (Telegrafi)
 

Exit mobile version