Telegrafi

Njerëzit mbetën të habitur me videon që tregon si bëhen perecat – pamjet bëhen virale

Shumë kanë mbetur të habitur me videon që tregon se si bëhen perecat që pothuajse në çdo vend të botës shiten.

Videoja shfaq copat e mëdha të brumit që futen në makineri, dhe krejtësisht në mënyrë të automatizuar e prenë brumin dhe i jep formën e perecit, transmeton Telegrafi.

Qindra perecë transportohen përmes makinerisë drejt furrës e cila më pas i pjekë në mënyrë të njëtrajtshme.

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, kurse shumë prej komentuesve thonë se janë të habitur me mënyrën se si bëhen perecat.

Disa pretendojnë se e kanë shikuar videon me qindra herë, dhe akoma nuk janë të ngopur me këto pamje që shumëkënd i ka bërë për vete. /Telegrafi/