Telegrafi

Njerëzit mbesin të hutuar me qenin e rrallë i cili duket si një mace

Zakonisht ka një ndarje në mes të njerëzve që i duan qentë dhe atyre që i duan macet, por që kjo kafshë shtëpiake me pamje jo të zakontë mund t’i bashkojë të dy grupet.

Dui jeton me pronarët e tij Hai Anh dhe Tuan në qytetin e Hanoi të Vietnamit, dhe pavarësisht konfuzionit që ai ka krijuar, ai padyshim se është një qen.

Pamja e tij unike vjen nga përzierja mes dy racave të rralla, që përfshinë racën antike vendore të Hmong dhe racës së qenit këmbë shkurt Dingo, transmeton Telegrafi.

Asgjë nuk mund të sugjerojë se qeni 2 vjeçar Dui është i përzier me ndonjë mace, edhe pse shumë njerëz nga bota e internetit e ngatërrojnë atë me mace.

Pronari i tij Hai Anh për The Mirror tha: “Unë jam me fat që e kam Dui-n. Ai është mjaft i mençur dhe duket si një mace e racës angleze”.

Shumë njerëz besojnë se trupi i Dui përkon me trupin e një mace për shkak të qimeve të tij leshatore me ngjyrë të hirtë, veshët me maje dhe bishtin e gjatë, por që nga fytyra e tij mund ta dallosh se është një qen. /Telegrafi/