Site icon Telegrafi

Njerëzit janë të fiksuar pas ‘mikrovalës portative’

Nëse keni dëshiruar ndonjëherë që të mund ta ngrohni ushqimin në lëvizje, sepse nuk ka asgjë si një drekë e nxehtë, atëherë është koha që të ulni konsumin e ushqimeve të dëmshme.

Firma japoneze Makita ka lansuar një mikrovalë portative dhe pa tel, e cila do të “ngrohë 11 vakte në mes të karikimeve”. Mund të merret me vete kudo që të shkoni dhe mund ta përdorni për të ngrohur vaktet me mikrovalë sipas komfortit tuaj.

Ndodheni në tren? Nuk ka problem. Nuk doni të shkoni në një restorant, por dëshironi një vakt të nxehtë? Mikrovala portative është aty për ju – për aq kohë sa ju jeni të gatshëm për marrë 8,8 kilogram shtesë me vete, shkruan Mirror, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, ajo ka një rrip për supe, për t’i bërë gjërat pak më të lehta. Megjithatë, mund të mos jeni personi më i popullarizuar në udhëtimin e mëngjesit – veçanërisht nëse jeni duke gatuar ushqime që kanë aromë të fortë.

Mikrovala është aktualisht në dispozicion të blerjes vetëm në Japoni, ku kushton rreth 760 euro (110 mijë jen, ose rreth 670 funte” – dhe ju duhet që baterinë dhe karikuesin t’i paguani veçmas, duke e bërë atë mjaft të shtrenjtë.

Ai madje vjen me një portë karikimi, kështu që mund ta përdorni edhe si një karikues portativ të telefonit ose tabletit, ndërkohë që jeni në lëvizje.

@makita_nl Makita Microwave ? ? 40 V max XGT MW001G #Makita #MakitaNederland #MW001G #MakitaPowertools #XGT #40VMax #batterymicrowave #Microwave ♬ Ready – Official Sound Studio

Kjo mikrovalë nuk ka një enë rrotulluese si shumica e mikrovalëve, por mund të pastrohet me fshesë me vakum. Kompania ka lënë të kuptohet se mund të lansojë mikrovalën e saj portative së shpejti edhe në tregun evropian duke shpërndarë një video “teaser” në kanalin e saj në gjuhen holandeze në TikTok. /Telegrafi/

Exit mobile version