Telegrafi

Njerëzit iknin në drejtime të ndryshme, nga frika prej tërmetit që goditi Indonezinë

Tërmeti prej shtatë shkallës të Riherit, që goditi bregdetin e Indonezisë, ka ngjallur panik dhe frikë se mund të pasohet edhe nga ndonjë cunami.

Kjo ka bërë që njerëzit të frikësoheshin dhe të iknin në drejtime të ndryshme, nga frika prej dridhjeve të fuqishme, transmeton Telegrafi.

Në pamjet e shpërndara, shihet të pranishmit në një qendër tregtare, që provonin të iknin, nga frika e shembjes së godinës.

Instituti për emergjenca ka ngritur alarmin, se tërmeti mund ta pasohet nga cunami me valë deri në tri metra, por paralajmërimi është larguar dhe gjendja konsiderohet e mirë. /Telegrafi/