Sa kohë kaloni në dush? Shprehitë thonë më shumë për ne sesa mund ta imagjinojmë
Në këtë mënyrë nënvetëdijshëm ne dërgojmë mesazhe për gjendjen e emocioneve tona ose mënyrën se si mendojmë. A e dini se çfarë thonë shprehitë e dushit për njerëzit?
Ndonëse shumë ekspertë pohojnë se njerëzit që bëjnë dush të gjatë janë jashtëzakonisht kreativë, pra që të qenit në dush nxit ide të reja, por edhe marrjen e vendimeve të rëndësishme, disa studime kanë ardhur në gjetje të tjera.
Është treguar se njerëzit që qëndrojnë më gjatë në dush ose në vaskë ndihen më shpesh të vetmuar dhe të izoluar. Studiuesit besojnë se në mënyrë të nënvetëdijshme e përdorin dushin si një zëvendësim për ngrohtësinë emocionale që u mungon.
Gjithashtu, shumë njerëzve u pëlqen të këndojnë gjatë dushit. Nëse një person këndon me zë të lartë, ndërsa, p.sh., i lan flokët me shampon, ai ndoshta është gjithmonë i zhurmshëm dhe plot vetëbesim.
Nuk i intereson nëse dikush e dëgjon dhe aq më pak se çfarë mendojnë për cilësitë e tij vokale. /Telegrafi/