Njerëzit e pastrehë në Angli do të kenë përparësi për t’u vaksinuar kundër COVID-19, së bashku me njerëzit nga mosha 16 deri 65 vjeç me sëmundje ekzistuese, të cilët janë më të rrezikuar.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, sekretari britanik i shëndetësisë, Matt Hancock, tha se strategjia do të shpëtonte më shumë jetë midis atyre që janë më të rrezikuar në shoqëri.
Masa erdhi pas udhëzimit nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI).
Udhëzimi i këtij komiteti është ndarë me ekspertët që drejtojnë programe vaksinimi në Skoci, Uells dhe në Irlandën e Veriut.
Nadhim Zahawi, ministër për shpërndarjen e vaksinave të COVID-19, tha se kjo ishte një periudhë shumë sfiduese për njerëzit që ishin të pastrehë. /Telegrafi/