Të gjithë njerëzit e mirë ankohen për këtë, ka thënë psikiatri më i famshëm dhe ja pse
A është frika nga vdekja aq e fortë sa na paralizon, ndaj bëhemi të fiksuar pas një jetese të shëndetshme?
Nga vjen fiksimi për ushqimin e shëndetshëm në shoqërinë e sotme?
Një vëzhgim i Carl Jung-ut shpjegon gjithçka:
“Njerëzit e pashëndetshëm psikologjikisht janë zakonisht fanatikë për një mënyrë jetese të shëndetshme. Ata janë vazhdimisht në kërkim të ushqimit dhe pijes së duhur, nuk pinë duhan dhe nuk pinë verë, kanë nevojë për shumë proteina dhe janë të fiksuar pas barnatoreve.
Gjithmonë me zgjidhje të reja inovative në fushën e shëndetësisë, por asnjëherë plotësisht të shëndetshëm. Në të vërtetë, mëkatari zakonisht ndihet më mirë se i drejti, sepse egjrat gjithmonë lulëzojnë më shumë se gruri. Të gjithë njerëzit e mirë ankohen për këtë.
Ata që kujdesen kështu për veten e tyre janë gjithmonë të sëmurë. Ky pasion i pabesueshëm, për shembull, për të pirë një ujë të caktuar, buron nga frika e vazhdueshme tek ata, pra frika nga vdekja.
Sepse diçka brenda thotë: “Zot, mos më lër të vdes, se nuk kam jetuar akoma”, thuhet në “Analizën e ëndrrave”, të Carl Jung-ut. /Telegrafi/