Site icon Telegrafi

Njerëzit e mirë bëjnë më shumë seks…

Një numër i madh i studimeve kanë zbuluar se sjelljet bashkëpunuese dhe altruiste mund t’i tërheqin të tjerët, përderisa gjithashtu është konfirmuar se ne jemi më të prirë të veprojmë në mënyrë altruiste ndaj njerëzve që duam t’i tërheqim.

Në studimin e vitit 2007, i cili përmbante një seri me lojëra të ndryshme, pjesëmarrësit kishin qenë më të prirë t’i japin donacione njerëzve joshës, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, në artikullin e fundit të publikuar në Scientific American nga ekspertët Steven Arnocky dhe Pat Barclay, ata kanë diskutuar hulumtimin e tyre i cili i ka pyetur njerëzit për  veprimet e tyre altruiste (p.sh., nëse ndonjëherë kanë dhuruar gjak) dhe për historinë e tyre seksuale.

Hulumtuesit kanë zbuluar se njerëzit që kishin shënuar më shumë pikë në altruizëm gjithashtu kishin raportuar se kishin qenë më të dëshiruar nga gjinia e kundërt për seks, kishin pasur më shumë partnerë seksual, më shumë seks të rastësishëm dhe kishin bërë më shumë seks brenda një lidhje.

Kjo e dëshmon atë se çdo njeri e dashuron një partner që dëshiron të dhurojë… /Telegrafi/

Exit mobile version