Telegrafi

Njerëzit e Barcelonës të sigurt në Turqi

Barcelona ka lëshuar një deklaratë ku ka siguruar tifozët se Arda Turan, Carles Puyol, Deco dhe Eric Abidal janë të sigurt në Turqi pas grushtetit të dështuar të ushtrisë turke.

Lionel Messi dhe Andres Iniesta ishin në rrugë për t’u nisur për në Turqi, megjithatë, ata anuluan fluturimin në momentin e fundit për shkak të trazirave dhe situatës jo të mirë në shtetin turk.

Në Turqi megjithatë gjendeshin disa njerëz tjerë të lidhur me Barcelonën.

Por, klubi katalanas me anë të komunikatës siguroi tifozët se njerëzit e lidhur me klubin janë të sigurt. /Telegrafi/