Site icon Telegrafi

Njerëz të uniformuar nga Serbia monitorojnë zgjedhjet serbe në Kosovë

Serbët e Kosovës, sikur ata në Serbi janë duke votuar për të zgjedhur presidentin e ri.

Nëpër vendvotimet në Kosovë është duke u vërejtur interesim i madh i tyre që ta hedhin votën.

E, në qendrën më të madhe të votimit që gjendet në “Shkollën teknike” në Mitrovicën e Veriut, janë parë edhe njërës të uniformuar që po monitorojnë procesin zgjedhor. Ata, janë të veshur me uniforma të zeza, ku një njërën anë të dorës kanë flamurin e Serbisë.

Përmes në Mitrovicë, interesim i madh është vërejtur edhe në Graçanicë si dhe në Prilluzhë të Vushtrrisë për të votuar.

Monitorimi i këtyre zgjedhjeve është duke u bërë nga OSBE, por të pranishëm nëpër qendra ka edhe zyrtarë nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Serbisë.

Një person në Graçanicë ka pasur ankesa për votimin kolektiv, që një rast i ka prirë Branimir Sotjanoviqi. /Klan Kosova/

Exit mobile version