Telegrafi

Me njërën dorë mbante foshnjën me tjetrën cigaren, arrestohet amerikania për keqtrajtim  – videoja amatore zbuloi gjithçka

Një nënë nga Tenesi, SHBA, është arrestuar nën akuzën për keqtrajtimin e fëmijës së saj, pasi një video që është publikuar në internet e shfaq atë duke e mbajtur me njërën dorë foshnjën, e me tjetrën cigaren duke ia hedhur tymin në fytyrë.

Tybresha Sexton është arrestuar në shtëpinë e saj, pasi dikush e kishte publikuar videon ku ajo shihet duke e mbajtur në ajër foshnjën dhe e hidhte në shtrat, transmeton Telegrafi.

E sikur kjo të mos mjaftonte, ai tymin e cigares ia frynte në fytyrë foshnjën që mezi qëndronte e varur. Në anën tjetër sipas dokumenteve të gjykatës, kur policia ishte futur në apartamentin e saj, ajo u kishte thënë se as “që e kishte dashur foshnjën”.

Ajo gjithashtu u kishte thënë se nuk është sjellë keq me foshnjën siç kishin thënë fqinjët, dhe se mund të binden duke e dërguar te mjeku për kontroll.

Megjithatë policia konstatoi se ajo kishte konsumuar shumë alkool dhe kishte thënë deklarata irracionale. Ajo akuzohet për keqtrajtim të foshnjës dhe nëse shpallet fajtore mund të përfundojë prapa grilave. /Telegrafi/