Site icon Telegrafi

Njëra vdes në vend, tjetra në gjendje kritike: Nënë e bijë bien nga dhjetë metra lartësi, në një park lojërash në Meksikë (Video,+16)

Një nënë gjeti vdekjen dhe vajza e saj është në gjendje kritike pasi ranë nga rreth metra lartësi, në një park lojërash në Penjamo, Meksikë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e tmerrshme kanë kapur momentin kur Irma Sanchez Albarran, 50 vjeç dhe vajza e saj Nayeli Morales Sanchez, 26 vjeç, ranë nga maja e një pajisje gjatë “udhëtimi të bukur”, pasi dështoi një pajisje e sigurisë.

Siç thuhet më tej, nëna vdiq në vendin e ngjarjes ndërsa vajza e saj është duke luftuar për jetë, në spital.

Bëhet e ditur se Zyra e Prokurorit të Shtetit po heton shkaktarin e aksidentit në parkun e lojërave në Penjamo.

Po sipas mediave, aksidenti fatal ndodhi tri ditë pas hapjes së panairit vjetor. /Telegrafi/

Exit mobile version