Telegrafi

Njëra nuk mund të qëndrojë në këmbë, tjetra që ‘kafshoi bishtin e saj’ – gjendja e tmerrshme e kafshëve në një kopsht zoologjik meksikan

Pamje të zymta që besohet se po tregojnë disa kafshë me shenja të ngrënies së bishtit të tyre në një strehë meksikane kanë qarkulluar në mediat sociale mes pretendimeve se kafshët po jetojnë në kushte të tmerrshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë aktori meksikan Arturo Islas Allende, 35 vjeç, i cili theksoi gjendjen e rëndë të kafshëve në një postim viral, i cili besohet të jetë marrë në një qendër të kafshëve të egra.

Pamjet tregojnë një numër “macesh të mëdha” që duken të brishta dhe të dobësuara me plagë të ndryshme në të gjithë lëkurën e tyre.

Gjatë videos, Allende e quan habitatin “një holokaust” dhe thotë se “nuk e kupton se si për kaq kohë askush nuk ka bërë asgjë” për t’i dhënë fund vuajtjeve të kafshëve.

Një fondacion, i vendosur në lagjen Tlalpan në Mexico City, thuhet se është i përkushtuar për të shpëtuar macet e egra dhe kafshët e tjera nga kushtet e tmerrshme në cirqe, kopshte zoologjike dhe qendra të paligjshme të mbarështimit.

Megjithatë, aktori zbuloi se aktivistja për mbrojtjen e kafshëve Yael Ruiz raportoi qendrën tek Prokuroria Federale për Mbrojtjen e Mjedisit (PROFEPA) pasi punoi atje për dy vjet dhe ishte dëshmitare e neglizhencës me të cilën u përballën kafshët, por dyshohet se nuk mori përgjigje.

Videoja vazhdon të tregojë disa prej tyre me bisht të gjymtuar ndërsa zonja Ruiz shpjegon se ato hanë bishtin e tyre ‘nga ankthi’. /Telegrafi/