Telegrafi

Njëra nga veturat sportive u shit shumë dhe Lamborghini kishte vitin më fitimprurës ndonjëherë gjatë pandemisë COVID-19

Lamborghini kishte vitin më fitimprurës ndonjëherë në vitin 2020, pavarësisht nga një mbyllje dy-mujore e fabrikës së saj italiane gjatë pandemisë.

“Ne u habitëm”, ka thënë shefi ekzekutiv Stephan Winkelmann, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Ndërsa shitjet ishin pak më të ulëta se një vit më parë, Lamborghini shiti super vetura më të shtrenjta, “të personalizuara”, duke rritur fitimet.

Siç bëhet e ditur më tej, nga Kina ka pasur shumë kërkesa dhe do të kapërcejë Gjermaninë si tregun e saj të dytë më të madh këtë vit.

Kina pritet të bëhet tregu i dytë më i madh i kompanisë këtë vit, duke zëvendësuar Gjermaninë për herë të parë. SHBA është tregu më i madh i Lamborghini, me shpërndarjen e 2,224 makinave në vitin 2020.

Automjeti i ri sportiv i Lamborghini (SUV) quhet Urus dhe ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm, duke zënë 59% të shitjeve të kompanisë në të gjithë botën vitin e kaluar.

“Urus po na jep qetësi në drejtim të kthimit të investimit dhe gjithashtu të fitimeve, dhe fitimet po na japin besimin për të riinvestuar në të ardhmen”, ka shtuar z. Winkelmann.

Prodhuesi i makinave, i cili është në pronësi të Volkswagen, shiti 7,430 makina në të gjithë botën në vitin 2020, pas 8,250 veturave që dorëzoi në vitin 2019.

Por Lamborghini pa të ardhura të mëdha nga modelet e saj shumë serioze “të kufizuara speciale”. /Telegrafi/