Gruaja që po ngiste veturën që kishte rënë nga një shkëmb në Havai, është akuzuar për vrasjen e motrës së saj binjake, e cila kishte qenë e ulur në anën e djathtë të shoferit.
Alexandria Duval 37-vjeçe, qëllimisht ka shkaktuar vdekjen e motrës së saj Anastasia Duval, kanë thënë sot prokurorët, transmeton Telegrafi.
Këto motra ishin eksperte të jogës, dhe së bashku kishin udhëhequr qendrën stërvitore “Twin Power Yoga”.
Më 29 maj të këtij viti, ato ishin në veturë kur u përplasën në mur dhe fluturoi vetura e tyre në një breg shkëmbor.
Anastasia Duval është shpallur e vdekur në vendin e ngjarjes, kurse Alexandria ishte dërguar me helikopter në një spital në gjendje kritike.
Në dokumentet e gjykatës, thuhet se Alexandria nuk ishte përpjekur fare të frenoj, por përkundrazi ajo kishte rritur shpejtësinë derisa ishte duke u kthyer në një kthesë, me ç’rast përfunduan duke u përplasur me veturë në një mur, ku më pas vetura ka rënë në një shkëmb. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fOA-eg1qfY8