Aktorja Margot Robbie e ka zbukuruar ballinën e versionit australian të Vogue duke mahnitur publikun me fotografitë për këtë revistë.
Bukuroshja është aktualisht ndër yjet më të përfolura në botë falë rolit të saj në filmin e shumëpopullarizuar, “Barbie”.
Gjithashtu, interneti dhe rrjetet sociale javët e fundit kanë qenë të disponuar për t’u veshur me ngjyrën rozë, e gjitha kjo për shkak të Barbie, ku dominojnë ngjyra e përmendur si dhe nuancat e saj.
Për shkak të popullaritetit të të madh, Margot ishte në kopertinën e numrit të gushtit të Vogue për tregun australian, ndërsa imazhet për editorialin e modës janë hipnotizuese në shikim të parë.
Edhe pse jemi mësuar ta shohim me kombinime të modës rozë, për këtë rast ka zgjedhur nuanca pak më të errëta. /Telegrafi/