Telegrafi

Njëra ndër gjuajtjet më të tmerrshme në karrierë – Ronaldo nuk shënjestëroi portën, por tribunat

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo është kritikuar nga tifozët pasi zgjodhi të bënte një gjuajtje të tmerrshme në minutat shtesë kundër Serbisë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës.

Mesfushori i Lille, Renato Sanches, kaloi Portugalinë në avantazh në minutën e dytë në Estadio da Luz në Lisbonë.

Djemtë e Fernando Santos kishin nevojë vetëm për një barazim për të siguruar plasmanin në Kupën e Botës që mbahet në viti 2022, por Serbia e përmbysi rezultatin në minutat e fundit.

Derisa po kalonte minuta e 92-të, Joao Cancelo me një top të gjatë gjeti jashtë zone 36-vjeçarin.

Superylli i Manchester United ndaloi topin me gjoks, u rrotullua në vend përpara se të ekzekutonte gjuajtjen e cila përfundoi në tribuna.

Ndeshja përfundoi 2-1, derisa portugezi shpërtheu në lotë, pasi nuk ia arriti të kualifikonte përfaqësueseun e tij direktë në botërorin që zhvillohet në Katar vitin e ardhshëm.

Portugalisë, e cila përfundoi e dyta në Grupin A, do t’i kërkohet të konkurrojë në dy raunde të play-offit në mars për të rezervuar biletën e saj për Kupën e Botës. /Telegrafi/

https://twitter.com/Freknie/status/1460000895614263299?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1460000895614263299%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fcristiano-ronaldo-slammed-for-ruining-a-portugal-equaliser-vs-serbia-20211115