Ministria e Punëve të Brendshme sot ka dhënë detaje shtesë nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, respektivisht në afërsi të fshatit Zhelinë.
Nga MPB njoftojnë se viktima ka qenë një këmbësorë, i cili kishte ndaluar në autostradë pas një defekti të një makine, ndërkaq në aksident kanë qenë të përfshira gjithsej katër makina.
“Dje në ora 16:40 më SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë, tek mbikalimi i Treboshit, ka ndodhur aksident trafiku në mes të veturës Golf me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi M.A. (33) nga fshati Trebosh i Tetovës dhe mjeti ngarkues Mercedes me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar P.M. (34) nga Shkupi, me çka janë përplasur me veturën Opel zafira me targa të Tetovës në të cilën e kishte parkuar personi Sh.T. (49) nga Tetova dhe mjetin ngarkues Peugeot me targa të Tetovës, që për shkak të një defekti e kishte parkuar personi E.K. (27) nga Tetova”.
“Në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë këmbësori F.R. (45) nga Tetova, i cili paraprakisht kishte qenë bashkudhëtarë në mjetin ngarkues Pegueot, kurse lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori E.K. i cili paraprakisht kishte parkuar të njëjtën veturë dhe lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtari në veturën Golf E.L. (31) nga Tetova, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës”, shtojnë nga MPB.