Site icon Telegrafi

Njëra këmbë iu pre në 1989, tjetra në 1994, por kurdi nga Iraku vazhdon (Foto)

Hoshiar Ali, një banor kurd nga Iraku verior, ka 30 vite që çmonton mina pranë qytetit të tij. Ai thotë që deri më sot mund të ketë hequr me qindra mijëra, ndoshta 1 milion.

Aliu nuk e ndaloi punën as pas vitit 1989, kur humbi këmbën e djathtë, dhe as në vitin 1994, pasi humbi të majtën.

Misioni i tij ka qenë gjithnjë që të pastrojë territorin në veri të Irakut. Qyteti i tij, për shembull, ka një të tretën e terrenit që e rrethon të minuar, me mijëra mina të vendosura nga regjimi i Sadam Huseinit. /tch/

Ky është varri ku ka groposur të dyja këmbët.
Hoshier Ali prëqafon djalin e vogël, dhe thotë që ai do që fëmijët të luajnë të qetë në zonën e tij.
Ali ka 30 vite që çmonton mina në qytetin kurd të Halabxhas, në veri të Irakut.
Ai i ka humbur të dyja këmbët nga minat. Shumë prej pjesëve i ruan në shtëpi, si muze.
Pavarësisht gjymtimit, ai vazhdon të kërkojë mina në të gjithë territorin që rrethon qytetin.
Ai ka arritur të mbledhë lloje të ndryshme minash, pasi i ka çmontuar.
Minat kanë qenë që nga të voglat, e deri te më të frikshmet.
Edhe pse ka dalë në pension, ai vazhdon të punojë pa pagesë.
Hoshiar njihet dhe respektohet në të gjithë qytetin.
Edhe makina e tij ka tabela minash, që të mos i afrohen njerëzit kur është duke punuar.

 

Exit mobile version