Një person ka humbur jetën dhe dy janë lënduar në një aksident të rëndë që ka ndodhur rreth orës 16:00 në autostradën afër Obrenovcit, në drejtim të Beogradit, Serbi – ku janë përplasur dy vetura.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, një person nga vetura “Fiat” ka mbetur i vdekur, ndërsa pasagjeri i lënduar nga Fiati dhe drejtuesi i në “Hyundai” janë transportuar për në spital.
Aksidenti ka ndodhur pasi fillimisht janë përplasur dy vetura, pas së cilës njëra është përfshirë nga flakët.
Danas, Miloš Veliki kod Obrenovca…
Pazite se, ovakve stvari su nenormalne, šta nam se događa. Žalosno, žalosno… pic.twitter.com/uBewaFjrnv— Života Govedarević (@zgovedarevic) September 3, 2023
Sipas informacioneve jozyrtare – dhe siç shihet në pamje – në momentin e përplasjes një nga pjesëmarrësit në aksident, drejtuesi i “Fiat Punto”-s ka qenë duke lëvizur në drejtim të kundërt. /Telegrafi/