Site icon Telegrafi

Njëqindvjeçares i doli briri në ballë

Plaka 101 vjeçare, Zhang Ruifang nga provinca Henan, ka në ballë një brirë të gjatë gjashtë centimetra, në formë të atij të dhisë ose të djallit.

Familjarët e plakës e cila jeton në fshatin Linlou shqetësohen për shëndetin e saj, shkruan gazeta britanike “The Sun”.

Djali më i ri prej gjashtë djemve të saj, Zhang Guozheng tha se nuk ia vunë syrin kur në ballë i doli një shenjë e zezë. Vëllai i tij më i vjetër, i cili është 82 vjeç, tha se me kalimin e kohës shenja filloi të rritej dhe u paraqit briri i gjatë gjashtë centimetra. /Telegrafi/
 

Exit mobile version