Telegrafi

‘Njëqind vjet vetmi’ e Garcia Marquez, së shpejti në Netflix

Gabriel Garcia Marquez (Foto by Joe Raedle/Getty Images/Guliver)

Gabriel Garcia Marquez është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të kaluar.

Meksikani ka shkruar një numër të madh të romaneve duke përfshirë edhe perlën “Njëqind vjet vetmi”.

Ky i fundit do të përshtatet për herë të parë në një film, të cilin do ta financojë platforma filmike online Netflix.

Gabriel Garcia Marquez (Foto by Joe Raedle/Getty Images/Guliver)

Kështu së paku ka bërë të ditur vetë kompania, e cila ka njoftuar se e ka fituar të drejtën për të zhvilluar në seri botimin e 1967-së.

Djemtë e autorit, të cilët do të jenë prodhues ekzekutiv në projekt, janë shprehur se babai i tyre kishte marrë shumë oferta gjatë viteve për përshtatur librin në film.

Por ata ishin të shqetësuar se historia nuk do të përkthehej mirë në rast se do të përfshihej në një film të vetëm ose edhe dy.

Ndryshe, shkrimtari ishte gjithashtu mjaft i interesuar që tregimi të trajtohej në spanjisht. /Telegrafi/