Ky rezultat është edhe më mbresëlënës nëse merret parasysh se CityVille është lansuar më 2 dhjetor, respektivisht vetëm para diç më shumë se një muaj. Çdo ditë CityVille në mesatare ka bërë për vete rreth 2.5 milionë përdorues të rinj, dhe tani ka tejkaluar shifrën prej 100 milionë, respektivisht rreth 18 për qind të numrit të përgjithshëm të përdoruesve të rrjetit për shoqërim online Facebook.
Titujt tjerë të Zyngas nuk janë aq të popullarizuar, mirëpo gjithashtu tërheqin numër të madh të përdoruesve. Kështu aktualisht FarmVille ka rreth 57.7 milionë, Texas HoldEm, 36.3 milionë, FrontierVille 28.7 milionë, e Mafia Wars rreth 19 milionë përdorues.
Gjithsej Zynga ka rreth 286.7 milionë përdorues të titujve të saj, me të cilët është larg prej kompanisë së radhitur e dyta, kompania CrowdStar, me 47.5 milionë përdorues, dhe Electronic Arts e cila ka rreth 38.7 milionë përdorues. /Telegrafi/