Një prift në kishën e Bearstedit, në Kent të Anglisë, ka filluar të aplikojë gjoba ndaj çifteve apo edhe të ftuarve që vonohen në ceremonitë martesore.
John Corbyn i lodhur nga vonesat, sidomos të nuseve, ka vendosur të gjobisë me 100 funte të gjithë ata që vonohen në ngjarje të tilla të rëndësishme, shkruan Daily Mail.
Por ndërsa i paralajmëron me gjoba, ai thotë se të ftuarit që vonohen për shkak të trafikut apo janë “viktima” të arsyeve që ndodhin papritur do të përjashtohen nga kjo taksë, transmeton tch.
Paratë e mbledhura nga kjo gjobë do t’u shpërndahet punonjësve të kishës, si dhe fëmijëve që rrinë në altar, të detyruar të presin të ftuarit.