Site icon Telegrafi

Njëmbëdhjetëshat startues: Manchester Unitedi për pikë të plota kundër Young Boys

Manchester Unitedi është mysafir i Young Boys në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Stade de Suisse në Bernë të Zvicrës është nikoqir i kësaj përballjeje të vlefshme për Grupin H, në të cilën Djajtë e Kuq konsiderohen favoritë.

Skuadra angleze do të dëshirojë të regjistrojë fitore bindëse, duke qenë se ndodhet në një grup të vështirë.

Trajneri nikoqir, Gerardo Seoane, do të tentojë ta ndalë ekipin e fuqishëm të Jose Mourinhos.

Formacioni startues i Young Boys:

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea, Dalot, Smalling, Lindelof, Shaw, Matic, Pogba, Fred, Rashford, Lukaku, Martial.

Valencia dhe Juventusi zhvillojnë ndeshjen tjetër në kuadër të këtij grupi. /Telegrafi/

Exit mobile version