Manchester City është nikoqir i Dinamo Zagrebit në ndeshjen e dytë fazës grupore të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Etihad Stadium.
Skuadra angleze fitoi bindshëm (3-0) si mysafir i Shakhtar Donetskut në xhiron e parë duke grumbulluar tri pikë.
Pikë të plota ka arkëtuar edhe ekipi kroat, pasi në sfidën e parë triumfoi kundër Atalantas me epërsi të lartë (4-0).
Trajnerët e të dyja skuadrave, Pep Guardiola dhe Nenad Bjelica i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë ndeshje.
Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Cancelo, Otamendi, Fernandinho, Mendy, Gundogan, Rodrigo, Silva (C), Mahrez, Bernardo, Aguero.
Formacioni startues i Dinamo Zagrebit: Livakovic; Stojanovic, Theophile, Peric, Leovac; Moro, Ademi, Dilaver, Orsic; Dani Olmo, Petkovic.
Përballja tjetër e Grupit C është zhvilluar ndërmjet Atalantas dhe Shakhtar Donetskut. /Telegrafi/