Telegrafi

Njëmbëdhjetë vjeçari nga Londra merr rezultatin më të lartë në testin e IQ, thotë se nuk e priste këtë rezultat

Një 11 vjeçar ka marrë rezultatin më të lartë në një test IQ – rezultat më i lartë ky se Stephen Hawking dhe Albert Einstein.

Përderisa gjenitë e mëdhenj besohet se kishin arritur një rezultat prej 160 pikëve, Adrian Li arriti rezultatin e 162 pikëve në testin Mensa IQ. Për arsyen se ai arriti të jetë tek 2 për qindëshi që arriti rezultatin më të lartë në test, Adrian-it iu ofrua anëtarësimi në Shoqërinë Mensa.

Adrian, i cili jeton në Barnet, Londër, pasi u shpërngul nga Hong Kongu, renditet në listën e 1 për qindëshit në nivel global, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.

Rachel, nëna e tij, tha se ai ka shfaqur “shenja të dallimit që nga fëmijëria e hershme”, dhe se ai mund ta lexonte fjalën “universitet” me një shqiptim perfekt kur ishte vetëm 2 vjeçar – pavarësisht se nuk e dinte kuptimin e fjalës.

Me një pasion për librat që prej moshës 2 vjeç, Rachel deklaroi se djali i saj lexon libra të ndryshëm për çdo ditë. “Gjatë periudhës kur ai ishte në kopsht, ai kishte filluar t’i lexonte versionet e plota të librave të tij të preferuar të serisë Star Wars”, kujton ajo.

Vetë Adrian tha: “Në fillim mendova të arrija vetëm një rezultat prej 148 pikëve në më mënyrë që të futem tek Shoqëria Mensa, asnjëherë nuk e kam menduar se do të arrijë afër rezultatit prej 160 pikëve të Einstein. Kjo ishte diçka e mahnitshme dhe shumë emocionale për mua”.

Ai shtoi: “Ndoshta ndonjë ditë, do mund të jem në gjendje që të arrij ëndrrën time – të bëhem kardiolog, të marr një diplomë nga Cambridge dhe të bëhem mjeku më i mirë në botë!”. /Telegrafi/