Telegrafi

Njëmbëdhjetë veteranë të UÇK-së do të paraqiten në gjykatë, akuzohen për organizim të protestës

Njëmbëdhjetë veteranë dhe invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të paraqiten nesër para Gjykatë Themelore në Prishtinën.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Xhevdet Qeriqi, njëri ndër organizatorët e protestës të gushtit të 2015.

Ata akuzohen për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015.

“Për, nesër me datë 19.02.2021, e kemi marrë ftesën nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që të paraqitemi, në seancën e katërt të radhës. Pjesë e Aktakuzës, jemi Njëmbëdhjetë, Veteran dhe Invalid të UÇK- së. Pra, ne të gjithë akuzohemi për organizimin e protestës së veteranëve e cila ishte mbajtur në Prishtinë, ku përmes atij organizimi, ne i kërkonim të drejtat ligjore për kategoritë e luftës të UÇK-së. Pra saktësisht bëhet fjalë për Protestën e Gushtit të vitit 2015”, ka shkruar Qeriqi në Facebook.