Njëmbëdhjetë persona po mjekohen në spitalin e Gostivarit pas aksidentit në komunikacion i cili ndodhi në magjistralen Gostivar-Kërçovë.
Pothuajse pas dy orë ndërprerje, komunikacioni është hapur për qarkullim të automjeteve në të dyja anët.
Sipas informacioneve të para nga ekspertiza e bërë, në aksidentin në komunikacion i cili ka ndodhur rreth orës 14:00, janë përplasur një minibus dhe dy vetura.
Një person i cili është në gjendje të rëndë është transferuar në Klinikën e Shkupit.
Policia po punon për konfirmimin e shkaqeve të aksidentit në komunikacion./Telegrafi/