Telegrafi

Njëmbëdhjetë nga rastet e reja janë nga Likova dhe një nga Kumanova

Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik – Kumanovë, Arifi Latifi, sot bëri të ditur se 12 rastet e reja të të infektuarve nga rajoni që mbulon kjo qendër, 11 persona janë nga Likova.

Këta persona ndërlidhen me klasterë tashmë të njohur, thotë drejtori Arif Latifi, ndërsa një person është nga Kumanova dhe se është konstatuar në suaza të skriningut që po bëhet nëpër klube të futbollit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I tha se dy të vdekurit nga coronavirusi janë 73 dhe 66 vjeç, banorë të Likovës nga fshatrat Sllupçan dhe Nikushtak.

Ai edhe një herë ju bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat duke mbajtur maska, duke dezinfektuar, duke larë duart si dhe duke mbajtur largësi trupore./Telegrafi/