„Revolucioni Laraman“ sonte prej para PSP e filloi protestën e tij të re kundër huamarrjes së shtetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët bartin transparentë përmes të cilëve tregojnë se sa janë të zemëruar dhe shprehin kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Qeverisë për emetimin e bonos në euro në vlerë prej 650 milionë euro.
„Kërkojmë dorëheqje të qeverisë aktuale të OBRM-PDUKM dhe BDI dhe formim të qeverisë kalimtare e cila nuk do të na fus në borxhe në mënyrë të paturpshme, por do ti zbatojë prioritetet urgjente të reformave nga raporti i Pribe dhe do të krijojë kushte për zgjedhje të drejta” thonë nga “Revolucioni Laraman“.
Nga ana tjetër policia e ruan Ministrinë e Financave nga qytetarët që nga fillimi i protestës së sotme të “Revolucionit Laraman”, meqë tashmë demonstruesit prej PSP janë nisur në drejtim të Ministrisë së financave./Telegrafi/
Policia i ka ndaluar demonstruesit e “Revolucionit Laraman” para ministrisë së financave dhe nuk lejon të afrohen.
9.00
Demonstruesit e “Revolucionit Laraman” kanë depërtuar kordonin policor duke përdorur hapësirat e parkimit dhe garazhet nëntokësore dhe për momentin janë duke e “ngjyrosur” Ministrinë e Financave.
9.25
Policia ka hedhur bombë gazi në drejtim të protestuesve të cilët kanë depërtuar nëpër garazhet nëntokësore dhe nga vrimat e vogla demonstruesit vazhdojnë ta ngjyrosin objektin e Ministrisë së financave.
9.30
Protestuesit dalëngadalë kanë filluar të shpërndahen, kordoni policor vazhdon ti bllokon rrugët.