Telegrafi

Njëmbëdhjetë golat më të bukur të vitit (Video)

I njëmbëdhjeti në renditje është një gol i yllit të futsal, Falcao, që ndiqet nga francezi Eric Hassli që me ish-skuadrën e tij Vancouver i shënoi skuadrës aktuale, Toronto.

Nga futbollistët që kanë shënuar gola të bukur nuk mungon sulmuesi i Atletico Madridit, Radamel Falcao, pastaj braziliani Neymar, si edhe goli Peter Crouch kundër Manchester Cityt.

Videoja vazhdon me golin e yllit të Newcastle, Papiss Cisse kundër Chelseat, sllallomin e Ben Arfas dhe supergolin e anësorit të Fenerbahces, Miroslav Stoch, kundër Genclerbirligit.

Goli i mbrojtësit të Milanit, Phlippe Mexes, është i dyti, ndërsa pozita e parë i takon golit më të bukur nga katër golat e Zlatan Ibrahimovicit që ia shënoi Anglisë.

Njëmbëdhjetë golat më të bukur të vitit të vitit 2012:

11. Falcao
10. Eric Hassli
9. Radamel Falcao
8. Taison
7. Peter Crouch
6. Neymar
5. Papiss Cisse
4. Hatem Ben Arfa
3. Miroslav Stoch
2. Phlippe Mexes
1. Zlatan Ibrahimovic

/Telegrafi/