Site icon Telegrafi

Njëmbëdhjetë autobusë shkatërrohen nga zjarri i madh që shpërtheu në një garazh në Londër (Video)

Në një garazh të autobusëve në pjesën juglindore të Londrës në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka shpërthyer një zjarr i madh të cilin janë duke u munduar ta fikin mbi 60 zjarrfikës.

Departamenti i zjarrfikësve të Londrës ka njoftuar se 11 autobusë janë shkatërruar plotësisht nga zjarri, transmeton Telegrafi.

Zjarrin janë duke u munduar ta fikin me tetë automjete të ndryshme, dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo shkakun që qoi në shpërthimin e këtij zjarri.

Mediat angleze raportojnë se banorët kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm në orët e para të mëngjesit, dhe se ekipet e zjarrfikësve u kanë bërë thirrje qytetarëve të asaj zone të mos dalin jashtë nga frika se zjarri mund të përhapet. /Telegrafi/

Exit mobile version