Prokurorët e Çikagos kanë ngritur aktakuzë për këngëtarin e famshëm, R. Kelly me 11 akuza për abuzime seksuale të reja.
Nga këto akuza, ai mund të dënohet me minimumi gjashtë vite burg, shkruan Page Six, transmeton Telegrafi.
Avokati i këngëtares, Steve Greenberg, shkroi në Twitter se Kelly nuk u akuzua për një rast të ri, por u akuzua në një rast prej një dekade më parë dhe se “nuk ndryshon asgjë” dhe ai “pret rezultate të njëjta”.
Nëse ai shpallet fajtor për të gjitha akuzat, ai mund të dënohet deri në 30 vite.
“Ne do të shohim se cilat janë akuzat, dhe do të procedojmë në përputhje me rrethanat”, ka thënë tutje Greenberg për Sun-Times.
Sipas një aktakuze të paautorizuar të lëshuar në kohën kur u akuzua për herë të parë, katër vetë pretenduan se ishin viktimizuar nga Kelly.
Ata u identifikuan vetëm në dokumentet e gjykatës me inicialet e tyre. /Telegrafi/