Telegrafi

Njëherë u goditën nga vala e të nxehtit ekstrem, tani australianët rrezikohen nga stuhia që krijon erëra të forta që lëvizin me 130 km/h (Video)

Pas temperaturave ekstrem të larta që kanë mbretëruar në Australi, ky kontinent po rrezikohet nga goditja e një stuhie.

Autoritet kanë lutur qytetarët të mos bëjnë panik, por të përgatiten pasi që cikloni sjell një mot të ligë, shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta që lëvizin me shpejtësi prej 130 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Stuhia Oma në orët e para të mëngjesit të sotëm ka arritur kategorinë e dytë të rrezikut. Ka mbërritur 950 kilometra në verilindje të Brisbane dhe ngadalë ka filluar të lëviz në drejtim të qyteteve të mëdha.

Pritet që cikloni të vazhdojë të sillet në drejtim të Brisbanes dhe bregut perëndimor, por disa megjithatë shpresojnë që do të mbetet në det. Presidenti i Byrosë për Meteorologji, Adam Balzak, ka deklaruar se vazhdon të ketë konfuzion rreth asaj se në cilin drejtim do të shkoj stuhia Oma dhe sa do të zgjasë.

Parashikuesit e motit thonë se ka pak gjasa që stuhia do të kalojë përmes bregut të Queensland-it, por qytetarët janë paralajmëruar për erëra të forta dhe dallgë të larta. /Telegrafi/