Gjykata themelore Shkupi 1 njofton se vërtetimet e evidencës penale dhe të dënimeve do të jepen në afat prej pesë e deri më shtatë ditëve, varësisht nga vëllimii punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo ndodhë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe kërkesave të shumëta për këto vërtetime.
Gjithashtu, Gjykata kërkon nga qytetarët që kërkesat të dorëzohen në kohë, ndërkaq vërtetimet jepen sipas vendit të lindjes, e jo sipas vendit të banimit.
Të gjithë ata që duhet të marrin një vërtetim të këtillë, të dhënat dhe të gjithë informacionet tjera mund t’i gjejnë në faqen e internetit të gjykatës, në këtë vegëz dhe në këtë dokument./Telegrafi/